Sporti Më shumë

“Otrant Olimpik” pranon donacionin e parë

Prej tvteuta12:33, 8 Shkurt 2016

Pasi që e përfundun me sukses sezonin e parë në ligën e tretë malazeze, klubi i futbollit “Otrant Olimpik” ka filluar me përgaditjet për sezonin e dytë. Gjatë periudhës së parë, skuadra e vetme ulqinake u futbollit u rendit e para në tabelë. Për të vazhduar me suksese si deri më tani, atyre u duhet shumë punë, dhe normalisht kushte të mira për stërvitje. Si klubi më i ri ato kanë mungesa të shumëta dhe kryesore është ajo financiare. Duhet cekur se klubi momentalisht finansohet nga kryetari i vet Ji Won Choi, por që ato mjete nuk janë të mjaftueshme.

Në “Otrant Olimpik” erdh një donacion që ndoshta në sy duket i vogël, por për to është shumë i madh dhe me vlerë të veçant. Bashkëqytetari ynë, Argëzim Rexha i cili momentalisht është edhe përforcimi më i ri i klubit të futbollit “Iskra” të Danillovgradit, dhuroj 10 topa futbollit për klubin e “Otrant Olimpik”. Edhe pse Argëzimi nuk dëshiroj të flas për këtë donacion, sepse siç thotë vet e bën ndaj dëshirës së madhe që klubin tonë ta shoh në nivel më të lartë, por edhe që talentët e rinjë të kenë kushtet primare për stërvitje. Nga ana tjetër trajneri i klubit Halil Dali Truma, shprehet i kënaqur dhe e falenderon Argëzimin për ndihmesën e tij për klubin.

Klubi i futbollit “Otrant Olimpik” në fillim të marsit fillon me ndeshjet e rregullta për fazën e dytë të ligës së tretë malazeze.

  • 1

    Radio