Otrant – Olimpik: Nesër ndeshja e parë për hyrjen në ligën e dytë
Prej tvteuta30 May 2016

Futbollistët e “Otrant Olimpikut” fillojnë javën e ardhshme ndeshjet e para për hyrje në Ligën e dytë të Malit të Zi. Të martën, ato fillimisht do të jenë mysafirë në Murin, ku do të luajnë me vendasit e KF “Polimle” e cila është fituese e Regjionit verior, kurse skuadra tjetër pjesëmarrëse në barazh është ekipi i “Çelikut” nga Nikshiqi, i cili fitoi vendin e parë në Regjionin e mesëm. Skuadra e qytetit tonë në barazh merr pjesë si fituese e regjionit jugor.