Otrant-Olimpik në probleme financiare. Komuna e gatshme të ndihmojë mbrenda mundësive

Prej tvteuta19:46, 12 Korrik 2016

Sot në Komunën e Ulqinit përfaqësuesit e klubit të futbollit Otrant – Olimpik , menaxheri Skender Rexha dhe kapiteni Arian Senika  u takuan me kryetarin Nazif Cungu dhe bashkëpuntorët e tij, me të cilët u diskutua në lidhje me problemet dhe pengesat që ka klubi pas arritjes së kualifikimit në kategorinë e dytë të Malit të Zi. Menaxheri Rexha për televizionin Teuta tha se pas tërheqjes së investitorit nga Koreja, klubi ndodhet pa kurrfarë ndihme financiare dhe me stadium të suspenduar për shkak të mosplotësimit të kushteve të vendosura nga Federata malazeze e futbollit. Kryetari Nazif Cungu nga pozita e tij u shpreh i gatshëm të ndihmojë në maksimum ekipin e Otrant, megjithëse financat e Komunës janë në gjendje të vështirë . Ai shprehu besimin se pas takimit të planifikuar me 26 korrik , në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e federatës malazeze, do të kemi një situatë më të qartë në lidhje me këtë çështje. Kryetari Cungu njoftoi se në të ardhmen edhe nga ana e Komunës do të ketë hapa të rëndësishëm drejt definimit të futbollit si sport kryesor, dhe në këtë mënyrë të krjohet buxhet i posaçëm për funksionimin e klubit, për çka shprehu besimin se do të ketë përkrahjen edhe të këshilltarëve në Kuvendin Komunal.

  • 1

    Radio