Sporti Më shumë

“Otrant Olimpik” hap shkollën e futbollit

Prej tvteuta23:32, 18 Shtator 2016

Klubi i futbollit “Otrant Olimpik” që nga themelimi i vet është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme që talentët e Ulqinit të kenë kushtet më të mira për stëvitje. Ato pas një sezoni të suksesshëm hapen shkollën e futbollit, ku me fëmij punojnë 6 trajner të licencuar. Edhe këtë vit interesimi është i madh, deri tani janë regjistruar rreth 70 nxënës, ku më i vogli është i moshës 5 vjeçare. Trajneri Halil Dali Truma për televizionin Teuta tregon se stërvitjet mbahen tre ditë në javë: të mërkuren, të shtunen dhe të dielen, ai poashtu shton se janë duke punuar me standarde të cilat i kërkon UEFA dhe në këtë mënyrë sjellin kulturën ndërkombëtare në Ulqin.

  • 1

    Radio