Otrant-Olimpik РGrafi̤ar 3-1

Prej tvteuta09:04, 16 Gusht 2016

Në praninë e mbi 600 shikuesve skuadra e qytetit tonë Otrant-Olimpik arriti fitore në ndeshjen e parë në ligën e dytë të Malit të Zi në futboll, duke mundur skuadrën Grafiçar nga Podgorica me rezultatin 3-1. Golat u shënuan nga Benjamin Rexha, Halil Muharremi dhe Fati Mollabeqiri, kurse Divanoviq përpak nuk shënoi pasi goditja e tij goditi traversën.

Në fillim të ndeshjes udhëheqësit e klubit Otrant-Olimpik ishin kujdesur që të nderojnë një ish lojtarin e Ulqinit të viteve 1975 – 1980, Sejdo Kurtin. Kapiteni i ekipit të Ulqinit Arian Senika në shënjë mirënjohje i dhuroi Kurtit një uniformë sportive të klubit të stampuar me mbiemrin e tij.

  • 1

    Radio