Otrant- Olimpik fiton ndaj Çelikut
Prej tvteuta19 September 2016
Skuadra e qytetit tonë Otrant –Olimpik regjistroi dje fitoren e rradhës në xhiron e 7 të kategorisë malazeze të futbollit. Viktimë kësaj rradhe ishte Çeliku nga Nikshiqi, ndaj të cilit Otrant fitoi me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Benjamin Rexha. Pas kësaj fitoreje Otrant vazhdon të jetë në krye të klasifikimit me 17 pikë, i ndjekur nga Kom me 16 dhe Radniçki me 14 pikë.