Otrant-Olimpik fiton bindshëm në Tivar
Prej tvteuta27 March 2016

Skuadra e qytetit tonë Otrant-Olimpik luajti sot ndeshjen e xhiros së tretë të pjesës së dytë të sezonit. Në ndeshjen ndaj Hajdukut nga Tivari Otrant regjistroi një fitore pa shumë mundim me rezultatin e thellë 0-5. Golat u shënuan nga Ramoviq, Mollabeqiroviq, Divanoviq, Gurzakoviq dhe Kurti.