Sporti Më shumë

Otrant – Olimpik fiton 3-2 ndaj FK Polimles

Prej tvteuta09:57, 1 Qershor 2016

Skuadra e qytetit tonë Otrant-Olimpik, doli triumfuese në ndeshjen e parë të play off-it për hyrjen në kategorinë e dytë. Ato dje fituan ndaj skuadrës FK Polimle nga Plava me rezultatin 3-2, edhe pse pas gjysëm ore lojë u gjenden në disavantazh 2-0.

Diferencën në minutën e fundit të pjesës së par ë e shkurtoi Kristian Shkrela, kurse rezultatin në pjesën e dytë e përmbysën Meto Divanoviq, dhe përsëri Kristian Shkrela.

Ndeshjet e play off-it luhen me sistemin ku të tri skuadrat pjesmarrëse do të luajnë nga dy ndeshje në mes veti, mbrenda dhe jashtë, kurse kualifikimin do ta sigurojnë dy më të mirat. Përvec Otrant-Olimpik dhe FK Polimles në play off merr pjesë edhe Celiku i Nikshiqit.

  • 1

    Radio