OT: Së shpejti me platformën e re dixhitale të aplikacionit për telefonat celularë mbi Ulqinin

Prej tvteuta15:48, 3 Nëntor 2016

Organizata Turistike e Ulqinit po punon për  zgjerimin e hapësirës së internetit në aspektin e digjitalizimit turistik,për të krijuar sa më lehtësi tek turistët të cilët duan të vizitojnë Ulqinin dhe zonat muzeale,kulturore  dhe turistike të tij gjatë sezonit të ardhshëm.

Prandaj Organizata Turistike shumë shpejt do të ndërmarë një nismë për të vënë në funksion platformën e re digjitale uristike  të aplikacionit për telefonat celularë.

Përfaqësuesi i Organizatës Turistike të Ulqinit Armend Milla për televizionin Teuta shprehet se kjo platformë është tepër e rëndësishme pasi nëpërmjet saj do të arrijmë të informojmë turistët për të gjitha të dhënat që ka qyteti i Ulqinit.Sezoni i vitit 2017 Ulqinin do ta gjejë të digjitalizuar pasi informacioni për zonat kryesore muzeale,kulturore dhe turistike të tij  do të jetë në dorën e cdo kujt,përfundon Milla.

  • 1

    Radio