OT: Në Ulqin pushojnë 46.240 turistë të regjistruar
Prej tvteuta17:51, 3 Gusht 2023
![](http://tvteuta.com/wp-content/uploads/2023/07/turisti.jpg)
Në Ulqin aktualisht po qëndrojnë 46.240 turistë të regjistruar , tregojnë të dhënat e Organizatës Turistike.
Nga ky numër, 45,650 janë të huaj, dhe 590 janë vendas.
Përqindja më e madhe e tyre janë në akomodime private 38.456, në hotele 6.593, ndërsa në kampe 803 mysafirë të regjistruar.