OT: Në Mal të Zi 21% më shumë turistë

Prej tvteuta10:22, 22 Shtator 2016

Sipas të dhënave të Organizatës Turistike Nacionale, në Mal të Zi pushojnë rreth 44.000 turistë, ose 21% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën kohë. Numri më i madh i tyre janë regjistruar në Budva, rreth 18.000, prejt ë cilëve mbi 17.000 janë të huaj.

Rritjen më të madhe të turistëve në krahasim me vitin e kaluar kanë regjistruar komunat e  Mojkovcit, 175% më shumë, Podgoricës 138% dhe Nikshiqit 98%. Parashikohet që të ardhurat e përgjithshme nga turizmi të kalojnë shifrën e 850 milionë eurove të parashikuar në fillim të vitit.

  • 1

    Radio