OT: Në fund të nëntorit në Varshavë,për prezantimin e ofertës turistike të Ulqinit

Prej tvteuta10:15, 7 Nëntor 2016

Organizata Turistike e Ulqinit ka nisur organizimin për promovimin e ofertës turistike të qytetit në panairet e ndryshme ndërkombëtare.Panairi i parë për sezonin e ardhshëm, ku do marrin pjesë do të jetë ai i  Varshavës ,në kryeqytetin e Polonisë në fund të muajit nëntor.

Drejtori i Organizatës Turistike Fuad Haxhibeti për televizionin Teuta  shprehet se në Poloni ndodhet potenciali më i madh i turistëve që pritet të vizitojnë Ulqinin gjatë sezonit të ardhshëm,kjo edhe në bazë të statistikave të sezonit që lamë pas.Në këtë panair përvec bukurive natyrore,ekologjike,kushteve që ofrohen, dhe plazheve të ndryshme të Ulqinit,do të prezantohen edhe  hotelet e të gjithë atyre biznesmenëve që paraqesin turistët pranë organizatës turistike të Ulqinit duke qenë konform me  ligjin,komunën e Ulqinit dhe organizatën turistike të Ulqinit.

  • 1

    Radio