OT e Ulqinit prezanton ofertën në panairin e Novi Sadit

Prej tvteuta15:08, 30 Shtator 2016

Organizata Nacionale Turistike e Malit te Zi në bashkëpunim me organizatat lokale prezantojnë ofertën e tyre turistike në panairin e 49 ndërkombëtar të turizmit që po mbahet në Novi Sad në periudhën prej 29 shtatorit deri me 1 tetor. Në emër të Malit të Zi, e cila është për herë të dytë partner i këtij panairi, në ceremoninë e hapjes zyrtare i është drejtuar ambasadori i Malit të Zi në Sërbi Branislav Miqunoviq, kurse hapjen e bëri nënkryetari i qeverisë dhe ministri i turizmit në Serbi Rasim Lajiq.

Oferta është duke u prezantuar në një stendë prej 200m2 në kuadër të së cilës po merr pjesë edhe Organizata Turistike e Ulqinit. Kjo organizatë merr pjesë në Novi Sad për të katerten herë me një materijal propagandues që i ofrohet të gjithë vizitorëve. Përveç organizatave bregdetare (Ulqini, Tivari, Budva, Kotori dhe Tivati) në këtë panair janë duke marrë pjesë edhe organizatat e Podgoricës, Kolashinit, Bijelo Poles, Nikshiqit, Beranes dhe Zhablakut. Panairi ndërkombëtar i turizmit në Novi Sad promovon destinacionet dhe klasteret aktuale turistike, turizmin shëndetësor, rural, qytetar dhe eko turizmin.

 

 

 

  • 1

    Radio