Sociale Më shumë

OT dhe kompania “Amplituda”, sukses në promovimin digjital – online të Ulqinit

Prej tvteuta15:55, 2 Nëntor 2016

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me kompaninë “Amplituda” nga Podgorica që merret me promovimin digjital online,kanë zhvilluar një fushatë digjitale , promovuese për Ulqinin në lidhje me sezonin e ardhshëm,se cilat janë shtetet apo qytetet që duhet të fokusohet angazhimi i Organizatës Turistike.Gjatë ditës së sotme kjo kompani pati një takim me drejtorin Fuad Haxhibati dhe përfaqësuesit e organizatës turistike për bilancin dhe rezultatin e deritanishëm të kësaj iniciative.

Rezultati është se deri tani ka 2 milion shikime në banerat e Ulqinit,180 mijë shikime në websiti-n e faqes së organizatës turistike.Meqënse globalizimi,interneti ka ndikuar shumë në promovime të ndryshme,kemi nisur një iniciativë që nga viti 2017 të përqendrohemi tek promovimi online,shprehet përfaqësuesi i OT-së Armend Milla.

Ai thekson se duhet të fokusohemi tek Polonia pasi nga atje ka më shumë klikime dhe shikueshmëri.Kjo fushatë digjitale asistonte në dy platforma,atë të rrejteve sociale sic është facebooku dhe platforma google adwords për marketing.Rezultati është se deri tani ka 2 milion shikime në banerat e Ulqinit,180 mijë shikime në websiti-n e organizatës turistike.Kjo fushatë digjitale deri tani  ka rikonfirmuar interesin e shteteve si  Bosnje Hercegovina,Hungaria,Cekia,Kosova dhe Serbia.Ndërkohë që po punohet për të përfshirë edhe shtete të tjera.

  • 1

    Radio