Sociale Më shumë

Osmanoviq: Nuk ka asgjë të vërtetë në shkrimin e “Vijesti”-t

Prej tvteuta15:48, 19 Tetor 2016

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit, Sead Osmanoviq, i pyetur nga televizioni Teuta në lidhje me shkrimin e sotëm në gazetën Vijesti, për llogarinë e promovimit të PDS-së në Katërkollë e cila sipas kësaj gazete do të paguhet nga Komuna e Ulqinit, tha se nuk ka asgjë të vërtetë në atë artikull.

Sipas Osmanoviq , llogaria e paraqitur në gazetë nuk është e saktë, nuk është pranuar fare nga Komuna e Ulqinit, dhe jo më të jetë paguar nga kjo e fundit. Ai shtoi se artikulli është përplot me të pavërteta, pasi kryeministri Gjukanoviq as nuk ka qëndruar fare në lokalin e përmendur.

  • 1

    Radio