Rajoni/Bota Më shumë

Osmani: E patolerueshme mbështetja e Ramës ndaj politikave të Serbisë

Prej tvteuta14:00, 28 Shtator 2022

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për gazetën austriake “Die Presse” se nuk duhet ushtruar më presion ndaj Serbisë për t`i vendosur Moskës sanksione, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk e la këtë koment pa përgjigje.

Në një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës, të fokusuar tek njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë, ajo gjeti momentin të fshikullonte dhe shefin e ekzekutivit shqiptar, duke lënë të kuptohet se nuk është sekret që ka disa mosmarrëveshje mes tyre, të cilat sic tha ajo, janë të natyrës zyrtare.

“Unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë, pavarësisht se a janë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut apo nga Mali i Zi apo Presheva, shndërrohen në apologjetik të politikave të Serbisë është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës qoftë shqiptarëve. Nuk mendoj që është e drejtë që të arsyetohet qasja dhe veprimet proruse të Serbisë, nuk mendoj aspak që është e drejtë që të arsyetohet Serbia që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë sepse kjo pastaj shkon në ato që quhen politika e “shpëtimit të fytyrës” së një regjimi në Serbi që po ashtu ka shërbyer edhe në kohën e (Slobodan) Millosheviçit. Po ashtu nuk mendoj që duhet të reduktohen krimet që janë kryer në Kosovë në spastrim etnik, sepse ajo çka ka ndodhur në Kosovë është gjenocid dhe duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë.”

 

Të mos harrojmë, shtoi Osmani, se Kosova si shtet i pavarur e Sovran është edhe projekt e sukses kombëtar, nuk është projekt e sukses vetëm i shqiptarëve të Kosovës është kombëtar, prandaj cdo shqiptar, kudo qoftë ka detyrimin  kombëtar që ta mbrojë e shtyjë përpara këtë projekt.

  • 1

    Radio