Orlandiq: Kriza është e paevitueshme. Qeveria të ndihmojë ekonominë
Prej tvteuta16 March 2020

Profesori i ekonomisë në Fakultetin për ekonomi dhe jurisprudencë në Tivar, Veselin Orlandiq, gjatë pjesmarrjes në emisionin e mëngjesit të TV Teuta, tha se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit veç ka filluar të ndihet por një gjë e tillë ishte e pritur edhe pa krizën e sëmundjes. Pasi Kina është ekonomia e dytë botërore, është pothuajse e sigurtë që pasojat do të ndihen në të gjithë sektorët ekonomik, por më së shumti në turizëm, industri dhe komunikacionin ajror. Ai shprehu besimin që edhe Qeveria e Malit të Zi, ashtu si edhe e vendet e tjera në rajon, do të sjellë masa për të ndihmuar ekonominë, sidomos turizimin.