Sociale Më shumë

Organizatat për mbrojtjen e grave kërkojnë shkarkimin e përgjegjësve

Prej tvteuta15:15, 12 Tetor 2016

Djetë organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave, prej të cilave edhe SOS nga Ulqini, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, nëpërmes së cilës kërkojnë që përgjegjësit për neglizhencën profesionale që çoi në vrasjen e Biljana Krshikapa nga ish bashkshorti, të shkarkohen nga puna.

Ajo u vra ditën e djeshme në Nikshiq nga ish bashkshorti i saj i cili kishte kohë që e kërcënonte por organet kompetente nuk morën masat e duhura. Ato thonë se komplet sistemi i mbrojtjes në raste të tilla ka dështuar si rezultat i indiferencës dhe joprofesionalizimit të personave që e kishin për detyrë ta mbronin Biljanën nga dhuna dhe kërcënimet e vazhdueshme të ish bashkshortit.

Sipas tyre, edhe pse drejtësia për Biljanën nuk mund të vendoset, sjellja para përgjegjësisë e atyre që dështuan në mbrojtjen e saj do të shpëtojë jetë të tjera. Ato gjithashtu kanë paralajmëruar se në të ardhmen do të bëjnë publik emrat e të gjithëve në sistemin e mbrojtjes  të cilët dështojnë në plotësimin e detyrave të veta profesionale.

  • 1

    Radio