Organizatat afariste i drejtohen Qeverisë të shqetësuar me situatën
Prej tvteuta13 March 2020

KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI
Dushko Markoviq
Karagjorgjeva pn,
Podgoricë
Ulqin, 12.03.2020
I nderuari kryetar Markoviq,
Dje në Ulqin u mbajt takim i organizatave afariste te komunes se Ulqinit: UBA,BKA,Rruga e Kripores, organizata e Hotelijerve dhe shoqata e Plazhistave, me teme: Aktivitetet e afaristeve te Ulqinit ne parandalimin dhe zbutjen e pasojave te koronavirusit.
Organizata Botërore e Turizmit (UNëTO) të premten e kaluar deklaroi se pret një
ulje në ardhjet e turistëve ndërkombëtarë në vitin 2020 për shkak të
shpërthimit të koronavirusit (COVID-19). Ka paralajmëruar se shpërthimit i
COVID-19 do të ndihet në të gjithë zinxhirin e shërbimeve të turizmit dhe u
bëri thirrje qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe agjencive të donatorëve
që të përfshijnë turizmin si përparësi në planet dhe veprimet e rikthimit te
turizmit dhe ndihmës ekonomike. Kjo
organizatë ka parashikuar një ramje prej
9-12 % për zonat e prekura.
Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (ëTTC) njoftoi të
shtunën se si pasojë e krizës së coronavirusit ka pasur një rënie të theksuar
të konsumit dhe një zvogëlim të ndjeshëm të udhëtimeve në të gjithë botën. Këto ndryshime i kanë kushtuar sektorit të
turizmit rreth 22 miliardë dollarë.
Sipas kësaj organizate nëse koronavirusi vazhdon në këtë mënyrë deri sa pritet, pra në maksimumin gjashtë muaj, atëherë humbjet globale të turizmit mund të dyfishohen në rreth 49 miliardë dollarë. Por nëse zgjat më shumë se qershori, humbjet do të rriten në 73 miliardë dollarë, Në Itali aktualisht në turizëm dhe transport ka një rënie 90% si pasojë e epidemisë. Për këtë arsye ne jemi veçanërisht të alarmuar sepse Komuna e Ulqinit është tërësisht e varur ekonomikisht prej turizmit.
Disa pika rekomandimi
Si organizata afariste që veprojmë në komunën e Ulqinit shprehim përkrahje të plotë të gjitha masave të cilat i ka propozuar Ministrija e shëndetësisë e Malit të Zi dhe do të apelojm tek të gjithë afaristat që rreptësisht të i përmbahen atyre.
Njëkohësisht kemi edhe disa rekomandime për Qeverin e Malit të Zi:
- Të lehtësoj obligimet tatimore duke ulur taksat dhe mundësuar pagesat e vonuara për sektorin e turizmit që pritet të dëmtohen në këtë sezon nga kriza e shkaktuar prej corona virusit.
- Të stimulohet me kredi të volitshme sektori I turizmit i cili do të dëmtohet prej kësaj epidemije.
- Të zvogloi obligimet finansiare për qiramarrsit e të gjitha plazhave.
- Të forcoj kontrollet në kufirin shtetëror për të identifikuar vizitorët e prekur me virus.
- Të vendosi karantinën diku në një lokacion tjetër ku jo vetëm të shmangi dëmtimin e turizmit por edhe të ketë infrastrukturë të përshtatshme spitalore për t’u përballur me emergjencën.
- Mirëpresim zbatimin e masave parandaluese dhe veprimeve të tjera shëndetësore të Qeverisë por kërkojmë që të evitohen ato ndërhyrje të panevojshme që mund të pengojnë apo dekurajojnë ardhjen apo qarkullimin e turistëve.
- Të subvencionojë e nxisi turizmin vendas pra grupe shkollore, sportive, pensionistësh etj. që të shfrytëzojnë ofertën turistike të Malit të Zi e mos të shkojnë jashtë shtetit për shkak të rrezikut.
- Të shtojë mjetet finansiare dhe përpjekjet për të promovuar Malin e Zi ndaj turistëve ndërkombëtar duke filluar nga prilli pasi të fillojë të bjerë intensiteti i përhapjes së virusit nëpër botë.
Shpresojmë se do t’i vlerësoni rekomandimet tona, kurse ne do ti marrim masat e mbrojtjes të cilat duhet të dakordohen me rekomandimet dhe vendimet e Ministrise së shëndetësisë së Malit të Zi.
Me respekt,
Koordinator
Nazif Cungu