“Ora e Kryeministrit”, më 27 prill
Prej tvteuta13:56, 20 Prill 2016
Me 27 të këtij muaji do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën në kuadër të orës së kryeministrit kreu i qeverisë Millo Gjukanoviq, do të përgjigjet në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve në Kuvend.
Pyetjet e tyre i dërgohen kryeministrit në formë të shkruar më së voni 72 orë para fillimit të mbledhjes së Kuvendit. Ora e kryeministrit do të fillojë në orën 12.
/rtcg/