Politikë

Aktuale Më shumë

Opozita do të kërkojë mandatin për zgjedhje të reja

Prej tvteuta8 November 2016

Partitë opozitare në Mal të Zi do të kërkojnë nga presidenti Filip Vujanoviq mandatin për formimin e qeverisë së përkohëshme e cila do të përgatiste zgjedhjet e reja, të lira dhe të barabarta, pa pjesmarrjen e Partisë Demokratike të Socialistëve. Kjo, siç shkruan Vijesti, është arritur në mbledhjen e mbrëmshme të përfaqsuesve të koalicionit Çelësi, Frontit Demokratik, Demokratëve, dhe Partisë Socialdemokrate. Presidenti Vujanoviq ka caktuar për ditën e nesërme takimet me përfaqësuesit e partive parlamentare , pas të cilave do të emërojë edhe kandidatin për formimin e qeverisë. Partitë opozitare do të mblidhen edhe sot për të përcaktuar përfaqsuesin në takimin me presidentin Vujananoviq.