Aktuale Më shumë

Opozita: PDS po përkeqëson gjendjen edhe ashtu të acaruar politike

Prej tvteuta10:08, 21 Tetor 2016

Partitë e opozitës në mbledhjen e mbrëmshme kanë arritur në përfundim se Partia Demokratike e Socialistëve po tenton që me anullimin selektiv të zgjedhjeve në vendvotime të caktuara , të acarojë edhe më tej gjendjen politike në vend, mëson jozyrtarisht Radio Televizioni i Malit të Zi.

Në përfundim poashtu është cekur mospranimi i rezultatit të zgjedheve për shkak të tentativës për grusht shteti, e cila ka shërbyer si arsye për keqpërdorimin më të madh të vullnetit zgjedhor deri tani. Dritan Abazoviq nga URA më herët ka njoftuar se nuk përjashtohet bojkoti i parlamentit e as protestat, dhe se besojnë në marrëvesjen në mes subjekteve të opozitës.

  • 1

    Radio