Opozita: Pakicat të deklarohen për ofertën

Prej tvteuta16:39, 16 Nëntor 2016

Përfaqësuesit e koalicionit Çelësi, Partisë Socialiste Popullore, Demokratëve dhe PSD-së, Miodrag Lekiq, Zarko Rakçeviq, Danijela Paviqeviq, Aleksa Beçiq dhe Ranko Krivokapiq, thanë se nga partitë nacionale pritet të përcaktohen në lidhje me ofertën për të formuar një qeveri të pakicës, e cila do të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ata në takimin e sotëm të rregullt, erdhën në përfundim se formimi i një qeverie të pakicës, të cilën Fronti Demokratik do ta mbështesë pa marrë pjesë në të, është i vetmi rezultat i drejtë i zgjedhjeve jo të rregullta të 16 tetorit. Ata përsëritën se, përveç subjekteve opozitare, viktimat më të mëdha të praktikës së PDS-së dhe satelitëve e saj për të blerë vota janë pikërisht partitë nacionale, çka vërehet edhe nga numri më i ulët historik i përfaqsuesve të tyre.

  • 1

    Radio