Opozita kërkon që të mos shpallen rezultatet e zgjedhjeve
Prej tvteuta15:44, 27 Tetor 2016
Përfaqësuesit e Frontit Demokratik, Koalicionit Çelësi, Demokratët dhe Partia Socialdemokrate, me një letër të hapur kanë kërkuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që të mos shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 16 tetor. “Në takimin e parë të të gjitha subjekteve politike të opozitës parlamentare është vendosur unanimisht që të mos pranohen rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 16.tetor.2016. , deri sa të zgjidhet deri në fund dhe të procesohet ligjërisht rasti i “sulmit kriminal dhe terrorist në institucionet e sistemit “, i quajtur ‘grusht shteti ‘, në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.
Duke u nisur nga këto, me këtë letër të hapur ne kërkojmë që të mos shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke pasur parasysh se deri në këtë moment autoritetet shtetërore nuk kanë siguruar asnjë provë në lidhje me akuzat e organizimit kriminel dhe tentativës për terrorizëm, ” thuhet në letrën e tyre . Shpallja e rezultateve përfundimtare në vazhdën e këtyre akuzave, thuhet më tej në letër, do të thellonte edhe më tepër krizën politike në të cilën ndodhet Mali i Zi.