Aktuale Më shumë

Opozita ka paralajmëruar bllokim të punës

Prej tvteuta15:14, 10 Mars 2016

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës është futur edhe Raporti i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh me objekt:“Konstatimi i mbarimit të mandatit të deputetit Rakip Suli dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetit”.

Ndërkohë Partia Demokratike është e vendosur në kursin e saj të për të mos lejuar kuvendin të zhvillojë seancë normale, deri në plotësimin e kushteve të saj.Kreu i grupit të PD-së Edi Paloka tha dje se i kërkon shumicës të pranojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizmit që lidhet me ndërprerjen e mandatit të zyrtarit, në qoftë se ai arrestohet në flagrancë për një krim kundër jetës, ndryshimin ne ligjin për komisionet hetimore që synon pamundësinë e bllokimit të tyre, dhe dërgimin në gjykatë kushtetuese të 3 mandateve të deputetëve të cilët akuzohen për shkelje të Kushtetutës.

Nëse shumica vendos të mos i pranojë këto kërkesa sjellja e opozitës do të jetë e njëjtë me atë të dy javëve më parë, bllokim i Kuvendit.

  • 1

    Radio