Politikë Më shumë

Opozita dëshiron marrjen e pushtetit me dhunë

Prej tvteuta10:39, 27 Tetor 2015

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se protestat nuk e kërcënojnë stabilitetin dhe ka shtuar se opozita tenton marrjen e pushtetit me dhunë. Ai, gjatë vizitës në Slloveni, ka pohuar se e kupton  pakënaqësinë e qytetarëve por, siç ka thënë, Mali i Zi është në situatë të afirmojë vlera të reja në të cilat shumë njerëz  ende nuk besojnë.  Mali i Zi është i aftë të mbrojë institucionet e veta , prandaj as opozita dhe as këshilltarët e tyre nga jashtë nuk do të arrijnë ta kthejnë nga ky drejtim, ka pohuar Gjukanoviq, dhe ka shtuar se në bazë të mesazheve nga protesta  dhe të deklaratave nga Rusia , është e qartë përzierja dhe ndikimi nga jashtë.

  • 1

    Radio