Opozita bojkoton zgjedhjet në Tivat
Prej tvteuta10:28, 10 Mars 2020

Pothuajse të gjitha partitë relevante opozitare kanë lajmëruar se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale në Tivat, pasi për to sipas tyre nuk ekzistojnë kushte të lira dhe demokratike. I vetmi subjekt që akoma nuk është deklaruar është Partia Socialdemokrate. Pas URA-s, Demokratëve dhe Frontit Demokratik, dje një vendim të tilë e sollën edhe Demos dhe Parta Socialiste Popullore. Nga Partia Demokratike e Socialistëve në pushtet, këtë veprim të partive opozitare e kanë cilësuar si ikje nga dështimi i radhës, pasi kanë rënie të përkrahjes në elektoratin e këtij qyteti.