Sociale Më shumë

OJQ-të kërkojnë formimin e Komisionit të ri për ndarjen e mjeteve

Prej tvteuta10:57, 21 Prill 2016

Përfaqësuesit e sektorit civil që veprojnë në Komunën e Ulqinit kërkojnë nga kjo e fundit që sa më parë të formohet komisioni për ndarjen e mjeteve financiare dhe të hap konkursin për organizatat joqeveritare për vitin 2016.

Në mbledhjen e OJQ-ve të mbajtur të hënën mbrëma janë shprehur shqetësime për mos pagesën e mjeteve financiare për disa prej tyre, sidhe mosshfrytëzimin e karriges së rezervuar për OJQ-të në Kuvendin Komunal.

Ato kanë paralajmëruar se do të kërkojnë takime me kryetarin e Komunës Nazif Cungu dhe atë të Kuvendit Loro Nrekiq, në mënyrë që këto probleme të zgjidhen sa më shpejt.

  • 1

    Radio