OJQ MogUl fillon implementimin e projektit “Biznesi i vogël – mundësi e madhe” për personat me invaliditet
Prej tvteuta15:50, 26 Mars 2016
Organizata joqeveritare MogUl filloi zbatimin e projektit “Biznesi i vogël – mundësi e madhe”, i cili mbështetet nga Enti për Punësim i Malit të Zi.
Projekti ka për qëllim sigurimin e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara, duke rritur punësimin e tyre dhe qasjen më të mirë në tregun e punës.
Qëllimi i projektit është të rrisë numrin e iniciativave sipërmarrëse në mesin e popullatës me aftësi të kufizuara në komunën e Ulqinit. Grupet që përfitojnë direkt nga ky projekt do të jenë personat me aftësi të kufizuara në komunën e Ulqinit që tregojnë interesim për mundësitë e zhvillimit të biznesit të tyre.