Sociale Më shumë

OJQ “Këshilla” ndihma për fëmijët me aftësi të kufizuar

Prej tvteuta16:39, 22 Shtator 2015

OJQ “Këshilla” ka menduar që në prag të festës së Kurban Bajramit të shpërndajë pako ushqimore për disa qendra në qytetin e Ulqinit ku ndodhen fëmijë me aftësi të kufizuara e ku nevoja për ndihmë është gjithmon prezente .Së pari OJQ Këshilla u ndal tek “Qendra ditore e drejta per jetë” ku nëpërmjet këtij gjesti human dhe shumë të domosdoshem I dhuroj edhe mjaft buzëqeshje fëmijëve të kësaj qendreje.Koordinatori I kësaj qendre Rizo Dervishaga shprehi mirenjohje dhe falenderime për OJQ “Këshilla” e në vecanti për drejtuesin e saj Arben Tafa I cili nga ana tjetër shprehi gatishmëri për të qëne pjesë e këtyre nismave.Rrugëtimi bamirës i Ojq Keshilla vazhdoj edhe tek qendra “Sirena” ku sipas drejtorit Bilal Alaj qytetarët e Ulqinit vazhdojnë të kontribuojnë për fëmijët e kësaj qendreje me ndihma në forma nga më të ndryshme gjatë gjithë kohës.Ai falenderoj organizatën “Këshilla” qe po ia bënë më të bukur këtë festë fëmijëve të kësaj qendreje.Gjithashtu organizata jo qeveritare ” Këshilla” ka shperndarë pako ushqimore edhe për fëmijët e shoqatës “Ylber Shpresa” për të qënë sa më pranë tyre në këto ditë feste që dhe keto fëmijë të kenë kujdesin dhe vëmendjen e duhur.Keto organizime vullnetare do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

  • 1

    Radio