OJQ Humanitas: Deri në 250 vakte në ditë për ata që kanë nevojë

Prej tvteuta18:36, 1 Shkurt 2021

Sipas OJQ Humanitas, qysh ditën e dytë të kuzhinës së dimrit, numri i porcioneve arriti në 250 në ditë. Njerëzit vijnë për një vakt të nxehtë, siç theksojnë, madje edhe nga periferia e qytetit. “Kjo tregon se situata në komunën tonë është më alarmante se kurrë.” Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë njerëz që kishin nevojë për një vakt të nxehtë falas. Ata vijnë gjithashtu nga qendra e qytetit, Qytetaret janë më të lirë te marrin ushqim sepse këtë vit nuk lejohet qasja e  kamerave televizive në kiosk ku ndahet vakti nxehtë falas . Ne duam të ruajmë dinjitetin e çdo njeriu që vjen tek ne “, thone ne Humanitas. Për shkak të rritjes së përditshme të nevojtareve që vijnë për një vakt të nxehtë falas, Humanitas u bën thirrje të gjithë njerëzve me vullnet të mirë të bashkohen në aksion dhe të ndihmojnë permes marketave ose te sjellin harxhin personalisht. “Ne besojmë se edhe këtë herë, ne do të kemi sukses në misionin tonë dy-mujor, në mënyrë që të paktën në ditët e dimrit, secili nga bashkëqytetarët tanë të marrë një vakt të nxehtë,” tha Humanitas. Ky mision human i bashkoi njerëzit e Ulqinit që nga fillimi. I gjithë qyteti u bashkua me aksionin dhe nuk kishte pothuajse asnjë familje, asnjë biznesmen, i cili nuk ishte pjesë e kësaj historie të bukur njerëzore. Ushqimi falas i nxehtë shpërndahet nga ora 10 e mëngjesit deri në 1 pasdite, në pikën e Organizatës Turistike, e cila e dha atë për përdorim në kuzhinën popullore dimerore.
Ne dhjetore jane furnizuar 500 familje nga Ambasada Gjermane permes Humanitas

  • 1

    Radio