OJQ “Horizonti i Ri” ; Në njohje të vlerave të identitetit kombëtar , vizitë në Tiranë
Prej tvteuta23 November 2016

Në kuadër të projektit “Njohja me vlerat e identitetit kombëtar” të cilin është duke e implementuar OJQ “Horizonti i Ri” po zhvillohen trajnime ligjeruese me nxënës nga Komuna e Ulqinit. Ky projekt mbështet nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Kryetari i Organziatës së Shoqërisë civile Nazif Veliqi, për Televizionin Teuta u shpreh se projekti është vazhdimësi e projektit “Sfidat e identitetit tek të rinjtë shqiptarë”. “Njohja me vlerat e identitetit kombëtar”, përbëhet nga një cikël ligjerimesh e debatësh, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë per identitetin e vet. Veliq shtoj se përveç kësajë, ne tetojmë që ata ti njohim në mënyre direkte me vlerat e identitetit , për këtë arsye gjatë ditës së mërkurë me këtë grup të rinjshë do të udhëtojmë në Tiranë, ku do të vizitojmë Muzeun historik kombëtar, si dhe Godinën e Kryeministrisë.Vizitat në institucione, monumente , objekte, janë kërkim i dëshmive materiale që flasin për identitetin tonë kombëtar , tha Veliq.