Sociale Më shumë

OJQ “HORIZONTI I RI” – I DORËZOJ KOMUNËS SË ULQINIT PLANIN STRATEGJIK PËR PARANDALIMIN E ABUZIMIT ME DROGA DHE TË MITUR

Prej tvteuta18:07, 22 Shtator 2016

Komunës së Ulqinit  përkatësisht zyrës për parandalimin e varësive i është dorëzuar dokumenti i planit strategjik për paralandalimin e abuzimit me droga dhe të miturit. Ky dokument është dorëzuar nga përpiluesi i cili është OJQ “Horizonti i Ri”. Dokumenti në fjalë vjen si rezultat i projektit 11 mujor në kuadër të së cilit është krijuar Rrjeti i partnerëve lokal të cilin e përbëjnë: Komuna e Ulqinit (Zyra për parandalimin e varësive), Gjykata Themelore në Ulqin, Prokuroria Shtetërore në Ulqin, Qendra për Punë Sociale në Ulqin, Zyra e Policisë në Ulqin, Shtëpia e Shëndetit në Ulqin dhe OJQ “Horizonti i Ri”.

Hartimi i këtij dokumenti është i rëndësishëm për Komunën e Ulqinit, pasi shumë Komuna të tjera të Malit te Zi e kanë atë. Plani strategjik për parandalimin e abuzimit me droga dhe të mitur mbetet që ti dorëzohet kuvendit komunal ku edhe pritet që të miratohet.

Ky është plani i tretë strategjik që OJQ “Horizonti i Ri” i dorëzon Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio