OJQ “Horizonti i Ri”promovoi udhëzuesin “Të kuptuarit e ndërkulturalitetit”
Prej tvteuta6 September 2022

OJQ “Horizonti i Ri” mbajti sot një konferencë për media, në të cilën u bë promovimi i udhëzuesit “Të kuptuarit e ndërkulturalitetit”, ku kështu edhe përmbyllën projektin “Komunikimi ndërkulturor i të rinjëve: sfidat dhe mundësitë”. Ky udhëzues është i publikuar në të dy gjuhët, në atë shqipe dhe malazeze. Në hyrje të tij shkruan : “Edukimi ndërkulturorë sot është shumë i rëndësishëm dhe paraqet një platformë ideale për promovimin e barazisë dhe të drejtave të njeriut; kundërshton padrejtësinë dhe diskriminimin; është një alternativë që promovon dhe favorizon dinamikën e gjithëpërfshirjes në të gjitha proceset brenda mjedisit arsimor”. Në hapje të konferencës folën Hazreta Cuca dhe Nazif Veliqi, të cilët dhanë më shumë detaje për qellimin dhe aktivitete e realizuara në këtë projekt. Ndërsa si mbështetës të projektit nfolën Astrit Hoxha, Sekretar shtetëror në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, si dhe dr. Ludmilla Popoviq, Drejtoreshë e Drejtorisë pë Interkulturalizëm pranë kësaj Ministrie. Amra Demiri dhe Radomir Petriq folën për eksperiencën e tyre si pjesmarrës dhe bashkëpuntor të projektit. Në fund të udhëzuesit shkruan: “Vlerat universale arrihen edhe duke mësuar se si të menaxhohen konfliktet dhe duke marrë njohuri dhe aftësi që kontribuojnë në frymën e solidariteti dhe bashkëpunimit midis individëve dhe grupeve të ndryshme në shoqëri”.