Sociale Më shumë

OJQ “Amaneti” apelon tek qytetarët që të tregojnë humanitet në këtë kohë të vështirë

Prej tvteuta16:25, 26 Mars 2020

OJQ “Amaneti” si organizatë humanitare viteve të fundit me angazhimin e vet në akcione të ndryshme ka treguar solidaritet me shtresat më të prekura të komunës së Ulqinit, por jo vetëm. Porcion falas, iftari, pakot ushqimore janë disa nga iniciativat e ndërmarrura nga kjo shoqatë. Edina Resulbegu, anëtare e bordit drejtues të kësaj shoqate, deklaroi për TV Teuta se në raste të vështira duhet të jemi pranë njëri tjetrit dhe të tregohemi human  me aq sa kemi mundësi. Kërkesat më të mëdha janë për ushqim, elemente higjienike dhe dezinfektuese, por edhe pajisje për foshnje.  Bamirësitë të cilët dëshirojnë që të gjenden pranë nevojtarëve mund të paraqiten pranë “Amanetit” ose në marketet ku janë të vendosura shportat.

  • 1

    Radio