Ofertën e PDS ta refuzojnë ata që duan ndryshime
Prej tvteuta27 October 2016
Kryesia e Frontit Demokratik pret që ofertën e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) që zëvendës kryetari i saj Dushko Markoviq të jetë mandator i Qeverisë së re, do ta refuzojnë të gjithë të cilët përpiqen për ndryshime dhe për Malin e Zi të lirë. “Forcat demokratike në Mal të Zi e dinë mirë se kush është Dushko Markoviq, rolin e tij të zymtë në jetën politike dhe shpërdorimet e shumëfishta të policisë sekrete dhe të krejt aparatit represiv dhe të sigurisë me qëllim të mbrojtjes së regjimit kriminal”, thuhet në kumtesën e FD, transmeton agjencia MINA. Nga kjo aleancë politike kanë theksuar se “andaj presim që këtë ofertë të PDS do ta refuzojnë njëzëri të gjithë që përpiqen për ndryshime dhe Malin e Zi të lirë dhe se të gjitha forcat demokratike do të arrijnë shkallë të unitetit e cila është e domosdoshme për t’iu kundërvu diktaturës”.