Sociale Më shumë

Oferta e opozitës: Kryeministri boshnjak ose shqiptar?

Prej tvteuta10:13, 21 Tetor 2016

Partitë opozitare do tu dërgojnë iniciativë partive të pakicave për bisedime mbi formimin e qeverisë së re. Sipas informatave të gazetës “Dan” në takimin e mbrëmshëm të partive opozitare, e cila u mbajt në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë, u ra dakord që partitë e pakicave , gjegjësisht boshnjakëve ose shqiptarëve, tu ofrohet posti i kryeministrit.

Takimi u kryesua nga zyrtari i Demos Goran Daniloviq,  Fronti Demokratik u përfaqësua nga Millutin Gjukanoviq, Branko Radulloviq dhe Millan Knezheviq, Partia Popullore Socialiste nga Danijella Paviqeviq, Partia Socialdemokrate nga Ranko Krivokapiq dhe Ivan Vujoviq, kurse Lëvizja Qytetare URAnga Nedjeljko Rudoviq. Sipas informacionit të dhënë, një nga mundësitë që mund të diskutohen në periudhën e ardhshme është edhe pjesëmarrja e ekspertëve në qeverinë e ardhshme.

  • 1

    Radio