OBSH shpall gjendjen e emergjencës ndërkombëtare të virusit Zika
Prej tvteuta2 February 2016
Organizata Botërore e Shëndetit shpalli dje gjendjen e emergjencës shëndetësore ndërkombëtare të virusit Zika. Kjo është hera e katërt që OBSH shpall gjendjen e jashtëzakonshme në historinë e saj. Virusi Zika është zbuluar në një majmun në Ugandë në vitin 1947, ndërsa rasti i parë në njeri është regjistruar në Nigeri në vitin 1954. I lindur nga mushkonja, virusi ka qarkulluar në Afrikë dhe Azi për dekada të tëra dhe së voni në rajonin e Paqësorit, por asnjëherë nuk ka shkaktuar shumë shqetësim. Infeksione me virusin Zika tashmë po ndodhin në rreth 20 shtete dhe territore në Karaibe dhe Amerikën Veriore e Jugore. Për këtë virus nuk ka ende trajtim të veçantë apo vaksinë