OBSH-ja: Bota duhet të përgatitet për një sëmundje më vdekjeprurëse se COVID-19
Prej tvteuta08:16, 25 Maj 2023

Përgatituni për një sëmundje edhe më vdekjeprurëse se coronavirusi, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të kryejnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme gjatë asamblesë vjetore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Në nivel global, ka pasur pothuajse shtatë milionë vdekje të shkaktuara nga sëmundja, e cila ende po merr jetë çdo ditë pasi shkalla e vaksinimit ka rënë.
Ai këmbënguli se COVID-19 është ende një kërcënim, por jo i vetmi që bota mund të duhet të përballet.
Megjithë ditët më të errëta të pandemisë janë mbaruar, Dr Ghebreyesus tha se e ardhmja do të ‘trokas’.