Aktuale Më shumë

Obama mbështet Hillary Clintonin për president

Prej tvteuta10:25, 10 Qershor 2016

Presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë edhe zyrtarisht mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti.Mbështetja e tij ka ardhur pasi është takuar me senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, i cili ka qenë kandidati i vetëm rival i Clintonit për nominimin e partisë në pushtet.

Duke folur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Twitter” mbi Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, Obama tha se ajo mund të konsiderohet edhe si personi më i kualifikuar ndonjëherë në histori për rolin e Presidentes së Amerikës.Dyshja në fjalë, që është përballur edhe për fitimin e nominimit demokrat përpara 8 vitesh, kur Obama erdhi për herë të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë, pritet të nisin së bashku fushatën presidenciale.Ish-kandidati demokrat për president në vitin 2008, Obama pasi e mposhti Clintonin dhe u bë i pari president me ngjyrë afroamerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara, e emëroi pastaj bashkëshorten e ish-presidentit Clinton në postin e Sekretares së Shtetit.

  • 1

    Radio