Aktuale Më shumë

Nxjerrja ilegale e zhavorrit. Aqimiq i caktohet ndalimi prej 72 orësh

Prej tvteuta16:59, 15 Janar 2023

Pronari dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “Tehnoput” Sasha Aqimiq i është caktuar masa e paraburgimit deri në 72 orë, pas seanceësdëgjimore në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, njoftojnë mediat. Aqimiq është arrestuar dje me urdhër të kësaj prokurorie, ndërsa sot është marrë në pyetje nga prokurori Marko Mugosha.

Ai është vënë në pranga pas dhënies së deklaratës në polici për ndërtimin e objektit pa leje dhe pasi është konstatuar se punëtorët e “Tehnoput” kanë vazhduar aktivitetet e tyre të kundërligjshme edhe ditën e djeshme, edhe pse bazës së tyre i është vënë vula zyrtare në lokacionin e Cemit një natë më parë. Sipas disa burimeve, Aqimiq pas urdhërit të autoriteteve shtetërore ka çmontuar fabrikën për prodhimin e bazës së asfaltit dhe më pas ka filluar ndërtimin e një të reje jo larg atij vendi. Pasi punëtorët e tij kanë vazhduar punën ditën e djeshme, prokurori Mugosha ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me inspektorët e krimit ekonomik nga Dega e Sigurisë së Podgoricës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, tha se disa persona janë arrestuar për shfrytëzim të paligjshëm të zhavorrit dhe se janë duke menduar për angazhimin e ushtrisë.

Megjithatë në ndërmarrjen publike “Ujësjellësi rajonal” nuk janë aq optimistë se gjendja do të përmirsohet. Kryetari i bordit, Zoran Llakushiq, tha se është e lavdërueshme që u pengua zhvendosja e bazës së asfaltit të Tehnoput, por nxjerrja ilegale po vazhdon pa pengesa edhe sot në mëngjes. Ai tha se shteti duhet t’i zbatonte ligjet shumë më herët, për të ndjekur penalisht personat që, siç tha ai, ende vjedhin pronën shtetërore, shkatërrojnë mjedisin dhe uzurpojnë tokën shtetërore.

  • 1

    Radio