Kulturë

Kulturë Më shumë

Nxënësit kanë eksponuar punimet e tyre të dorës për qëllime humanitare.

Prej tvteuta14 May 2016

Të gjithë Institucionet  arsimore në Ulqin  kanë prezantuar punimet e dorës të nxënësve të vet që kanë pasur karakter shitës,ku paratë e grumbulluara janë  dedikuar Qendrës ditore “Sirena”  për fëmijë me aftësi të kufizuara  në Ulqin. Me këtë aktivitet është shënuar dhjetëvjetori I Pavarësisë së Malit të Zi Shkolla fillore “Marshali Tito”, “Boshko Strugar”, “Marko Nuculloviq”, “Bedri Elezaga”, si dhe shkolla e mesme  e kombinuar “Vëllazërim Bashkim”, Gjimnazi “Drita” dhe  kopshti i fëmijëve “Solidariteti” kanë prezantuar në Ranë në restorantin “Holegro” punimet e veta,specialitetet tradicionale ,ndërsa për të parnishmit është përgatitur një program kulturor I gërshetuar me këngë dhe valle pupollore . E veçanta e këtij manifestimi është pjesëmarrja e gërshetuar e nxënësve me veshje kombëtare të nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë në komunën e Ulqinit.