Aktuale Më shumë

Nxënësit e sh.f. “Marko Nuculloviq” fitojnë vendin e parë në programim, në kuadër të projektit “Shkollimi për shek.21”

Prej tvteuta13:18, 20 Maj 2022

Nxënësit e shkollës fillore Marko Nuculloviq në Shtoj, treguan rrezulltat të shkëlqyer në garat shtetërore në kuadër të projektit “Shkollimi për shek.21”, që u organizuan nga British Council me bashkëpunim me Ministrinë e arsimit . Ku nxënësit Sara Kallaba  dhe Nikolla Selçanin  fituan vendin e parë , në programim duke përdor paisje llogaritëse të quajtura micro:bit.

Alfred Marnikoviq, arsimtar i Informatikës tregoj se përveç mësimit të aftësive të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, fëmijët mësojnë aftësi praktike të programimit ku dhe praktikojnë aftësitë e tyre përmes paisjes llogaritëse microbit.

Nxënësit Sara dhe Nikolla,kanë zhvilluar programin që njeh gjuhën e shenjave,  të cilën e kanë quajtur “ABC microbit Marko Nuculloviq” , aplikacion që njeh gjuhën e shenjave, gjatë  lëvizjeve të gishtave.

 

  • 1

    Radio