Aktuale Më shumë

Nxënësit e gjimnazit mbajnë orë letrare me shkrimtarin e mirënjohur Kim Mehemetin

Prej tvteuta14:12, 20 Shtator 2022

Në bashkëpunim me gjimnazin e përgjithshëm “Vëllazerim Bashkim”, te hënën ne ora 11:00 u mbajt një takim i hapur me nxënesit e gjimnazit ku i ftuar ishte shkrimtari dhe analisti i mirënjohur nga Maqedonia e Veriut z. Kim Mehmeti.
Mbi temën “Arsimi dhe sfidat e te rinjeve sot” Mehmeti u përgjigj në pyetjet e nxënësve duke vënë një theks në problemet që nxënësit hasin ditëve të sotme.

Ky organizim u realizua nga Libraria “Ulqini” në bashkpunim me Këshillin kombëtar të Shqiptarëve në mal të Zi, ku gjatë ditës së hënë kishin aktivitete të njëpasnjëshme me publicistin e mirënjohur, theksoi Bledar Doda drejtor i librarisë.

Përkrahje në aktivitete të tilla jep gjithmonë edhe drejtoresha e shkollës “Vllazëtim Bashkim” Ardita Koka Kovaçi, ku tha se kjo orë letrare u prit me interes nga nxënësit.

Një përshkrim të tijin mbi rëndësinë e aktivitetit dha edhe profesori i gjuhës shqipe Islam Hoti ku ceku edhe problematikat të cilat i prekën pak a shumë gjatë kësaj bisede dhe tha se aktivitete të tilla shpresojnë të mbajnë edhe në vazhdim për të vetëditësuar sado pak gjeneratat  e reja.

  • 1

    Radio