Nuk do të ketë baza të NATO-s në Mal të Zi

Prej tvteuta09:31, 25 Mars 2016

Ambasadori i Hungarisë në Podgoricë, Kristjan Posha konsideron se është me rëndësi të theksohet që NATO nuk ka për qëllim të instalojë baza dhe objekte ushtarake në territorin e Malit të Zi. Ai ka thënë se një projekt i këtillë do të mund të realizohej vetëm me pajtimin e Malit të Zi.

Posha ka theksuar se pas anëtarësimit të vendit në Aleancë, çdo vendim i NATO-s, qoftë i natyrës ushtarake apo politike, mund të hyjë në fuqi vetëm nëse për këtë dritën e gjelbër e jep edhe Mali i Zi

  • 1

    Radio