Aktuale Më shumë

Nuk planifikohet rritje e çmimit e as kufizime të energjisë

Prej tvteuta09:24, 1 Shtator 2022

Çmimet e energjisë elektrike në Mal të Zi nuk do të rriten të pakëtn deri në fund të këtij viti, ndërsa nuk do të ketë as kufizime, konfirmojnë nga EEMZ. Në tre muaj, Mali i Zi importoi energji elektrike me vlerë gati 106 milionë euro. Drejtori i EEMZ Nikola Rovçanin thotë se Mali i Zi është një nga vendet e rralla në botë ku ndihet kriza energjetike për shkak të sezonit, sepse konsumi është rritur dhe prodhimi është ulur.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi të detyruar të importojmë,” tha Rovçanin.

Me rritjen e temperaturës u rritën edhe çmimet në bursa, kështu që një megavat në qershor kushtonte 218 euro, ndërsa dje 629.

“Nuk po mendojmë për rritjen e çmimit të rrymës, sepse rritja prej 10 apo 20 për qind nuk do të na ndihmonte. Deri në fund të vitit nuk planifikojnë as kufizime”, tha ndër të tjera Rovçanin.

  • 1

    Radio