NUK PARAQET PENGESË
Prej tvteuta22 May 2015
Procesi i zgjerimit të Bashkimit evropian në Ballkanin perëndimor është i gjallë falë progresit të Malit të Zi , ka vlerësuar ambasadori i Sllovakisë në Podgoricë Frantishek Lipka.Ai ka shtuar se reforma e ushtrisë dhe e sektorit të sigurisë nuk paraqet pengesë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Ai në intervistën për gazetën Dnevne Novine, me rastin e Ditës së pavarësisë së Malit të Zi ka theksuar se shteti ka realizuar progres të madh n rrugën drejtë BE në të gjitha fushat.