Nuk ka tërheqje të propozim ligjit për liritë fetare
Prej tvteuta23 December 2015
Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave ka demantuar informatat se qeveria e ka tërheq projekt ligjin për liritë fetare, duke shtuar se ai është harmonizuar me standardet ndërkombëtare dhe me rendin juridik të Malit të Zi dhe se dispozitat e tij mbrojnë interesat e shtetit, të qytetarëve dhe bashkësive fetare. Me rastin e teksteve gazetareske në të cilat vërtetohet se qeveria e ka tërheq projekt ligjin për lirinë e fesë dhe se qeveria ka lëshuar pe nën presionin e opinionit , ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave ka deklaruar se fjala është për informata jo të sakta.Projekt ligjin për lirinë e fesë qeveria e ka vërtetuar në mbledhjen e 30 korrikut, nuk mund të bëhet fjalë për tërheqjen e tij të përkohshme dhe afatgjatë nga procedura.