Rajoni/Bota Më shumë

Nuk ka çështje që do ta sfidojë liberalizimin e vizave

Prej tvteuta14:35, 23 Maj 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se askush, me asnjë agjendë ditore nuk mund të cenojë procesin e liberalizimit të vizave. Këtë deklaratë presidenti i vendit e bëri gjatë një vizitë në një kompani që merret me prodhimin dhe përpunimin e qumështit në fshatin Miradi në Fushë Kosovë. Presidenti tha se përmbyllja e demarkacionit me Malin e Zi sa më shpejt që te bëhet është në interes të të dyjave vendeve. “Asnjë interes i adresave të caktuara politike nuk mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin e qytetarëve, qëllimin tonë e vizionin tonë evropian për liberalizim. Nuk ka çështje që do të mund të sfidonte liberalizmin. Kosova i njeh obligimet e veta”, tha Thaçi.

  • 1

    Radio