Aktuale Më shumë

Nuk janë plotësuar të gjitha kushtet, PDS nuk do të marrë pjesë në regjistrim

Prej tvteuta14:31, 29 Nëntor 2023

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijell Zhivkoviq tha se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet nga Marrëveshja, prandaj, siç tha ai, PDS nuk mund të marrë pjesë në mbajtjen e Regjistrimit të Popullsisë. “Nëse nuk plotësohen të gjitha kushtet, ne do ta bëjmë të pakuptimtë këtë proces dhe nuk do të marrim pjesë në këtë proces”, tha Zhivkoviq. Ai po ashtu thotë se kanë kërkuar nga kryeministri Millojko Spajiq që të shtyhet për disa ditë regjistrimi i paraparë për 30 nëntor.

Zhivkoviq tha se ka mungesë të regjistruesve dhe se kanë kërkuar nga kryeministri që të shtyhet regjistrimi për disa ditë.

“Sot nuk mund të thuhet se janë plotësuar të gjitha kushtet”, tha Zhivkoviq në konferencën për media.

Ai tha se të hënën i kanë thënë kryeministrit Millojko Spajiq se cilat kushte nga marrëveshja nuk janë përmbushur dhe se kanë insistuar që të plotësohen të gjitha kushtet.

Ai deklaroi se ata sugjeruan se mungonin regjistruesit dhe se barazia e plotë nuk ishte siguruar sepse nuk kishin kohë të mjaftueshme për të animuar një numër të mjaftueshëm njerëzish.

Siç tha Zhivkoviq, ende nuk ka një specifikim të përcaktuar për zgjidhjen softuerike, përkatësisht detyrën e projektit në bazë të së cilës qytetarët do të ishin plotësisht të sigurt se do të mund të kontrollonin të dhënat e tyre në bazën e të dhënave.

“Nuk kemi hasur në mirëkuptim, është e qartë insistimi i (kryetarit të Kuvendit) Andrija Mandiq që regjistrimi të bëhet më 30 nëntor, pavarësisht nëse në fund të fundit janë plotësuar të gjitha kushtet”, tha Zhivkoviq.

Ai ka thënë se nuk e di pse “po i dorëzohen presionit të Manadiqit”, sepse nuk e shohin pse dikush do të insistonte në prishjen e të gjithë marrëveshjes, e cila nuk ishte e thjeshtë.

Siç tha Zhivkoviq, supozohet se “shantazhimi i Mandiqit është shumë më i madh se marrëveshja që do ta zbatonin përfundimisht qeveria dhe opozita”.

“Nëse Spajiq është i gatshëm ta shtyjë regjistrimin edhe për disa ditë, ne nuk e kemi problem të përcaktojmë kushtet përfundimtare të marrëveshjes. Ja edhe një mundësi sot, nëse kanë qëllim le ta shtyjnë këtë për disa ditë që të ulemi dhe të diskutojmë për specifikimin e marrëveshjes”, ka shtuar Zhivkoviq.

Ai tha se nëse nuk plotësohen ato kushte, ata (DPS) do ta bëjnë regjistrimin plotësisht të pakuptimtë dhe nuk do të marrin pjesë në të.

Në pyetjen se pse nuk pajtohen me zgjatjen e periudhës së regjistrimit, Zhivkoviq u përgjigj se nuk e kundërshtojnë zgjatjen e periudhës së regjistrimit, por se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet nga marrëveshja.

“Kërkesat tona ishin të qarta – të përmbushen kërkesat tona deri më 30 nëntor. Nuk shoh se çfarë është e diskutueshme rreth regjistrimit që fillon pesë apo shtatë ditë më vonë. Cili është problemi që komisionet të ulen, të përgatisin specifikacionin e softuerit, të shohim se çfarë mungon dhe në fund të përfundojmë gjithçka siç u ka hije njerëzve seriozë”, tha Zhikoviq.

  • 1

    Radio